MotoGP, “starton” Çmimi i Madh i Çekisë…

Në pistën e autodromit të Brnos, do të zhvillohen garat për Çmimin e Madh të Republikës Çeke, konkurrimi i 10-të në kalendarin e botërorit të motoçiklizmit.
Sot, duke nisur nga ora 14:10, në kategorinë MotoGP do të garohet për “pole-position”, ndërsa nesër, në orën 14:00, mbi bazën e pozicionimit të sotëm, do të startojë gara zyrtare për Çmimin e Madh të Çekisë për kategorinë në fjalë.
Gjatë provave të djeshme, të kësaj kategorie prestigjoze, piloti francez Fabio Kuatararo, bëri paraqitjen më të mirë, duke befasuar dhe lënë pas edhe kryesuesin e botërorit, pilotin spanjol Mark Markez.
Sezonin e shkuar, Çmimin e Madh të Çekisë ne MotoGP e ka fituar piloti italian Andrea Doviciozo, i ndjekur nga spanjolët Horge Lorenzo dhe Mark Markez, që plotësuan podin e fituesve.