Markez me Honda, “pole” në GP të Çekisë…
Nuk pati ndonjë surprizë në pistën e Bërnos, në garat e sotme për “pole-position” në kategorinë e Moto GP për “Grand Prix” të Republikës Çeke. Piloti spanjol Mark Markez me motorin Honda e paralajmëroi fitoren e tij qysh në provat e lira në mëngjes.
Edhe pse në një pistë paksa të lagur nga reshjet e shiut, Mark Markez që kryeson edhe renditjen e botërorit, në konkurrimin zyrtar e përshkoi cirkuitin për 2:02.753 sekonda, duke rregjistruar kohën më të mirë dhe fituar “polin” për garën e nesërme.
Pas tij u rendit Zhak Miler i Dukatit me 2:524 sekonda, i ndjekur Johan Zarko i KTM-së me 2.598 sekonda dhe Andrea Doviciozon e Dukatit, që shënoi kohën 2:837 sekonda.
Nesër, në orën 14:00, në pistën e Brnos do të startojë gara për Grand Prix të Çekisë, e 10-ta në rend për botërorin në kategorinë Moto GP. Fitues i sezonit të shkuar ishte italiani Andrea Doviciozo i Dukatit.