Porto, Markesin zevëndëson Kasijas…

Agustin Federiko Markesin, nënshkruan për kuadratin e Portos. Lajmi vjen nga vetë klubi i ‘dragonjëve’ të cilët raportojnë se portieri argjentinas, ka firmosur për Porton deri në vitin 2023.

Nënkapionët e Portugalisë, pas problemëve shëndetësore që pati Iker Kasijas, ishin vënë në kërkim intensiv të një gardiani, teksa më në fund, kanë pikasur 31 vjeçarin që ishte së fundi pjesë e Klub Amerika në Meksikë.

Markesin, pas kontributit me përfaqësuesen e moshave ‘albiçeleste’ 10 vite më parë, ka provuar të veshë dhe 4 herë fanelën e përfaqësuesës së madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!