“Djajtë e kuq” fitojnë nga pika e bardhë…

ICC, në Kardif: Mançester Junajtid-Milan 2-2 (5-4 p)

“Përplasja” midis “Djajve” të Mançesterit dhe “Djajve” të Milanos u zgjidh vetëm nga pika e bardhë e penalltive. Përcaktuese ishte pritja e portierit De Gea, pas goditjes së dobët e të birit të legjendës “kuqezi”, Paolo Maldinit.

I riu Daniele, i pa përvojë, duket u emocionua teksa trajneri Xhampaolo i besoi dhe e përzgjodhi të gjuante penallti në një ndeshje, ku pervoja ishte përcaktuese.

Në “Principality Stadium” të Kardifit në Skoci, në prani të 65 mijë shikuesve, koha e rregullt e ndeshjes Mançester Junajtid-Milan, e vlefshme për turneun “International Champions Cup”, u mbyll në barazim 2-2.

Të besuarit e teknikut Marko Xhampaolo, e komanduan pjesën më të madhe të takimit, paçka se në këtë turne, “kuqezinjtë” e Milanit shënuan humbjen e tretë, në tri ndeshje që kanë zhvilluar.

Mbi të gjithë shkëlqeu spanjoli Suso, i cili ishte autor i golit të pare (26’), por edhe pjesëmarrës në autogolin që realizoi Lindelof (60’). “Djajtë” e Solskjaer shënuan me Rashford (14’) dhe Lingard (72’), që barazoi shifrat në 2-2.

Tek penalltitë, djali i administratorit Paolo Maldini, i riu Daniele, gaboi. De Gea priti dhe Mançester Junajtid fitoi 5-4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!