Riberi, sot drejt Arabisë Saudite…

Sulmuesi francez Frenk Riberi, pasi u largua nga radhët e Bayern Mynih, po përgatitet ta përfundojë karrierën e tij si një lojtar aktiv në Arabinë Saudite ose Katar, raporton gazeta gjermane Bild.

Sipas këtij mediumi, 36-vjeçari do të udhëtojë drejt Gjirit këtë të premte, pra sot, për të nënshkruar një kontratë, pasi të ketë kaluar një kontroll mjekësor në Mynih. Riberi tha lamtumirë në fund të sezonit të kaluar Bayern Mynih, tek i cili kishte ardhur nga Olimpik i Marsejës më 2007.

Lamtumira e tij përkoi me fundin e një epoke të suksesshme të klubit të fuqishëm bavarez, pasi nga radhët e tij u largua njëherësh edhe holandezi Arjen Roben, i cili arriti në Mynih më 2009 dhe braziliani Rafinja, i cili u bashkua me bavarezët më 2011.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!