Dani Alves, pjesë e Sao Paolos…

Dani Alves nënshkruan për Sao Paolo. Lajmi vjen nga vetë klubi brazilian që me shpejtësi ka postuar vendimin. 36 vjeçari  do të jetë pjesë e skuadrës famoze të Brazilit deri në vitin 2022.

Në vitin 2002, erdhi nga Bahia te Sevilja dhe më pas i’u bashkua Barcelonës për të shkruar histori e fituar një rekord trofesh (Alves  numëron 40 trofe, si askush tjetër, në të gjitha kompeticionet). Tani sërish në tokën ‘mëmë’.

Karlos Augusto de Barros, presidenti i Sao Paolos, ka komplimentur Dani Alves pas nënshkrimit të kontratës që braziliani ka bërë me skuadrën e tij.

Futbollist i lindur për trofe. Një lojtar i jashtëzkonshëm dhe shumë profesionist. Do fitojmë së bashku”.

 Në këtë mënyrë, Alves, duket se i jep fund interesimit të disa skuadrave europiane të cilat pasi panë kualitetet aspak në rënje gjatë Kupës së Amerikes, patën drejtuar vështrimin nga 36 vjeçari. Alves është i Sao Paolos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!