Mrekullitë ndodhin: Fiton pas 840 ditësh!

Momenti i keq për Fort Williamin ka përfunduar. Skuadra skoceze, që për më shumë se dy vjet kishte 73 ndeshje pa fituar asnjëherë, ia arriti që t’i gëzohet më së fundi fitores.

Raportohet sot, se Fort William, më në fund, ka shijuar gëzimin e triumfit pas 840 ditësh. U desh një ndeshje e Kupës së Skocisë kundër Nairn County për të rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e mbështetësve të ekipit “verdhezi”.

Një sukses bindës, me një rezultat të bukur 5-2, për të shmangur një rikthim që do të kishte shijen e një shakaje të hidhur. Vajtjet e 3  minutave në shtesë, një torturë e vërtetë…

Tani, titulli i “skuadrës më të keqe në Mbretërinë e Bashkuar” do t’i kalojë dikujt tjetër. Më herët, BBC kishte prodhuar një dokumentar, të titulluar “The Fort”, mbi “ekipin më të keq të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!