Stefani Frapart, gjykon Superkupën në Turqi…

FFF (Federata Franceze e Futbollit),  në datën 28 prill për takimin mes Amiens dhe Strasburg, për herë të parë në histori, caktoi një femër për të gjykuar.

Ishte Stefani Frapart. Aq ka mjaftuar dhe rekordet pasojnë njëri-tjetrin. Këtë radhë është institucioni më i lartë i futbollit në Europë UEFA, që për Superkupën e Europës mes Liverpulit dhe Çelsit, të piketojë pikërisht ‘kampionen’ e bilbilit francez.

Frapart,për më teper, ishte ndër arbitret femra e përzgjedhur në Botërorin e femrave që u zhvillua në Francë gjatë qershorit, teska gjykoi edhe finalen mes USA-s dhe Holandës.

Kështu Frapart, në14 gusht,së bashku me patriotën Manuela Nikolozi dhe irlandezen O’Nea,të ndihmuar nga turku Çakir (i katërt) do të gjykojnë Liverpul-Çelsi duke nisur nga ora 21 00.

Fjalët pozitive të presidentit të FIFA-s Xhani Infantino dhe dizenjatorit të saj  Roberto Roseti, kanë pasur ndikimin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!