Hidhet shorti, spikat derbi i Prishtinës…
Ipko Superiga e Kosovës dhe Prva Liga e Maqedonisë së Veriut, kanë njohur kalendarin për sezonin e ri futbollistik.
Më herët, në 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, hap serinë e aktiviteteve sezonalë Feronikeli, në një sfidë luksi ndaj Milanit të historisë së jashtëzakonshme.
Ndqrkaq, në kampionatin kosovar,i cili starton me 17 gusht, java e parë rezervon që në krye derbin e Prishtinës, Flamurtari-Prishtina.
12 skuadrat e Ipko Superilga e Kosovës, kanë zhvilluar një merkato aktive, teksa Gjilani i Gentian Mezanit, pritet të jetë surpriza e madhe.
Java e parë
(17 gusht):
Drita-Ferizaj
Flamurtari-Prishtina
Dukagjini-Ballkani
Feronikeli-Drenica
Llapi-Vushtrria
Trepça ’89-Gjilan.
Edhe në Maqedoninë e Veriut këtë edicion ka goxha risi. Kështu për herë të parë Prva Liga fqinje, e cila sikurse Kategoria Superiore e Shqipërisë, përbëhet nga 10 ekipe, janë listuar 4 ekipe shqiptare: Shkëndija e Tetovës, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, Shkupi dhe skuadra debutuese Struga Trim & Lum.
Kampionati nis me 11 gusht, ndërsa para pak ditëve është hedhur shorti.
Java e 1 (11 gusht):
Akademija Pandev-Shkëndija
Renova-Sileks
Shkupi-Borec
Struga Trim & Lum-Rabotniçki
Vardar-Makedonija GP.