Totenhem, fitues i “Audi Cup”…
Totenhem-Bayern Mynih 2-2 (6-5 p.) (Lamela 19’, Eriksen 59’/Arp 61’, Devis 82’)
Totenhem fitoi edicionin e 6-të të “Audi Cup”. Në ndeshjen finale të luajtur në “Allianz Arena”, skuadra e “Spërs”-ave mundi 2-1 brenda në shtëpi, Bayern Mynih. Ishte hera e pare që anglezët e Totenhemit e fitojnë një trofe të tillë.
Finalja ishte interesante dhe e luftuar, pavarësisht nga strategjitë e zgjedhura nga trajnerët e Poçetino (Totenhem) dhe Kovaç (Bayern).
Në fraksionin e parë të finales, bavarezët nxorrën një të ri, ku mungesa e përvojës ishte evidente. Në të 19’, argjentinasi Lamela shënoi edhe golin e epërsisë për anglezët, të cilët gjithçka e kishin nën kontroll.
Në fraksionin e dytë, ndeshja u bë edhe më interesante. Trajneri Poçetino, e ndryshoi tërësisht skuadrën e tij, duke lënë në fushë vetëm Sisokon dhe Lukas.
Pasi Song humbi një rast të pastër shënimi, në të 59’, mesfushori Eriksen dyfishon epërsinë e “Spërs”-ave. Dy minuta më pas, lojtari i ri Arp për bavarazët ngushton diferencën në 2-1.
Trajneri Kovaç hedh në fushë edhe “peshat e rënda”, si Myler dhe Levandosvki. Por barazimi 2-2 do të vinte nga i riu 18-vjeçar kanadez, Alfonso Devis, në të 81-tën.
Bavarezët diktojnë në fushë. Kërkojnë përmbysjen e rezultatit. Eriksen, Kejn apo dhe Song, të aktivizuar në 45 minutat e dyta, duhet të djersisin shumë për të përballuar vrullin e Bayernit.
Për të përcaktuar fituesin e trofeut “Audi Cup”, skuadrat iu drejtuan pikës së penalltisë. Këtu “Spërs”-at ishin më të saktë në 14 ekzekutimet nga pika e bardhë.
Ata realizua 6, ndaj 5 të Bayernit. Boateng humbi 11-metërshin e fundit, ndërkohë që më parë kishin gabuar edhe Alaba për Bayern dhe Eriksen për Totenhem.