Real nuk ia del ndaj Totenhemit, mundet 1-0

Real Madrid nuk e ka marrë ende veten pas humbjes së rëndë kundër Atletiko Madrid (3-7) në “International Champions Cup”.

Skuadra e Zidan pëson tani në një tjetër “nokaut” nga Totenhem në “Audi Cup” (“Spërsat” do të përballen me fituesin e sfidës Bayern Mynih-Fenerbahçe) në “Allianz Arena”.

11-shi i Poçetinos kaloi në epërsinë 1-0, falë golit të shënuar nga Herri Kejn në të 22-ten. Përgatitorja e “los blancos” vazhdon të jetë shumë zhgënjyese.

Por askush e di, nëse këto rezultate, siç raportojnë mediat spanjole, do ta shtyjnë Florentino Perez të përshpejtohet për të afruar në ekip edhe mesfushorin francez Pol Pogba.

https://twitter.com/officalgoals/status/1156243586196934658

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!