Barcelona heq Kutinjon nga “vitrina”…

Kutinjo nuk është më në treg. Ose ai mund të largohet nga Barcelona vetëm në drejtim të Paris SG në tratativat për transaksionin e Nejmar. Kështu shkruan katalanasja “Mundo Deportivo”, e cila shprehet se Barça nuk ka asnjë ofertë për brazilianin (vlera 120 milionë), i cili pas “Copa America”, është kthyer dhe është në dispozicion të trajnerit Valverde.

Zyrtarisht, sipas presidentit Josep Maria Bartomeu, Kutinjo “nuk është në shitje”, megjithëse disa ekipe, kryesisht në Premier League, bënë disa tentative për afrimin e brazilianit. Sidoqoftë, deri tani, shkruan gazeta spanjole, asnjë ofertë zyrtare për Kutinjon nuk ka mbërritur në zyrat e “Camp Nou”.

Duke marrë parasysh që tregu anglez mbyllet më 8 gusht, e vetmja mundësi e vërtetë për të larguar Kutinjon është Parisi, nëse transferimi i Nejmar në Katalonjë do të realizohet. Atëherë, Kutinjo, si dhe Dembele ose Rakitiç, mund të jetë një nga lojtarët që duhet të përfshihet në këtë operacion, i cili është akoma shumë i vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!