Në Spanjë, liçensa shitet: 452.022 euro!…

Kjo ndodh në Spanjë. Eshtë legjitime. Nëse një klub falimenton, nuk plotëson kushtet për të konkurruar në një nga kampionatet e futbollit spanjol, ai ka të drejtë ta shesi liçensën e pjesëmarrjes së tij. Natyrisht nën monitorimin e federates, ku përparësi ka faktori sportiv.

Po ju sjellim një shembull, fare të freskët…

Klubi i futbollit Andorra, i cili drejtohet nga kompania “Kosmos Holding” e lojtarit të Barcelonës, Zherard Pike, ka konfirmuar interesin për të blerë vendit të lirë në Kategorinë e Dytë B (Segunda B) të kampionatit spanjol, pas tërheqjes së klubit Reus.

Klubi andorrian, i cili konkurron në Kategorinë e Tretë (Tercera Divizion) të kampionatit spanjol, tashmë i ka dërguar Federatës së Futbollit Spanjol kërkesën zyrtare, duke u treguar i gatshëm për të paguar shumën e kërkuar prej 452.022 eurosh, për të marrë vendin e skuadrës Reus, që është tërhequr nga kampionati i Kategorisë së Dytë B të futbollit spanjol.

Ka edhe ekipe të tjera të interesuara nga Kategoria e Tretë, si Zamora, Jaén, Alcobendas Sport, Intercity ose Linares, madje edhe me merita më të mira sportive, që duan ta bëjnë këtë veprim. Pra të blejnë vendin e lënë bosh nga Reus në Kategorinë e Dytë B.

Në ditët në vijim, pritet që Federata e Futbollit Spanjol të vendosë se kujt prej skuadrave pretendente do t’i shesë vendin e lënë bosh nga Reus në Kategorinë e Dytë B.

Trajner i skuadrës FC Andorra është ish-futbollisti i Barcelonës dhe Ajaksit, Gabri Garcia, që ndihmohet ish-barcelonasi Albert Zhorkuera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!