Bajern ecën me “Audi 6”, goleadë turqve…

Bajerni i Mynihut luan tenis në “Audi Cup”. Në antitezë me Real Madrid, teksa formacioni i Zidan ecen në drejtim të paditur, bavarezët e Kovaç, shkatërrojnë Fenerbahçen e Muriqit 6-1.

Tri herë Myler, dhe më pas Sançez, Goretzka, e Koman, autorët e goleadës së kampionëve të Gjermanisë.

Kruze për turqit shënon pas uljes së tempit vendas. Mesazhi i qartë, Bajerni i Mynihut makinë golash dhe superfuqi në futbollin europian.

Nesër, në orën 20:30, në “Allianz Arena” do të zhvillohet finalja e këtij eventi. Përballë do të jenë Bajern Mynih-Totenhem. Më herët, në orën 18:00, do të ndeshen Real Madrid-Fenerbahçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!