Torino “hakmerret” për Kukësin, fiton 3-0!

Aventura e Torinos, që rikthehet në Europë pas 1589 ditësh, nisi si s’ka më mire. Në ndeshjen e pare të turit të dytë në Europa League, skuadra granata e Valter Mazarit mundi 3-0 skuadrën hungareze të Debrecenit, e cila kishte eliminuar skuadrën tonë të Kukësit një tur më parë.

Debreceni u përpoq të mblidhej në mbrojtje dhe të përfitonte nga ndonjë kundërsulm, por e kishte të pamundur. Gjithçka përfundoi thuajse 45 minutat e para.

Në të 20-tën Beloti shënoi me penallti, në të 42-të Ansaldi e dyfishoi epërsinë, ndërsa në të 47-tën Zaza fiksoi fitoren 3-0 të Torinos, e cila takimin e kthimit në Debrecen e ka kthyer në formalitet.

Fitorja 3-0 e Torinos ndaj hungarezëve të Debrecenit është edhe njëlloj lehtësimi për tifozët kuksianë. “Haku” u mor, por me ndihmën e fqinjëve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!