Feronikeli mundet sërish. Turpi vjen nga Shkëndija…


Bien skuadrat Shqiptare, në Europë mbetet vetëm Partizani.

Feronikeli-Slovan 0-2/ Dudelanzhë- Shkëndija Tetovë 1-1.

Në vënd që të ishte super i karikuar ndaj Slovan Bratislavës,për shkak të objektivit në europë por dhe të trazirave në shkallë gjatë takimit të vajtjes, Feronikeli zhgënjen totalisht në të kthimit.

Ndeshja e luajtur në  ‘Fadil Vokrri’, ofroi një ndeshje për t’u harruar nga drenasit të cilët pësuan golin e parë nga De Marko në të 19-tën. Pas pushimit, formacioni i Zekerija Ramadanit u përpoq të barazonte por shpejt sllovakët dyfishojnë në të 54’-tën me Holman.

Takimi mori malorën edhe për faktin se sfida e parë, ishte mbyllur me fitorën e kundërshtarit 2-1. Më e keqja erdhi në të 87-tën, teksa Zeka, u largua nga fusha me karton të kuq. Eleminimi i radhës për skuadrën e Ramadanit.

 Sakaq, takimi tjetër i luajtur në Luksemburg mes Dudelanzhë dhe Shkëndijes së Tetovës, u mbyll në barazim 1-1.

Fillimisht shënuan vendasit me Delgadon në të 78′-tën, teksa Ibraimi barazoi në të 90′.

Përtej eleminimit të turpshëm, Shkëndija humbi edhe toruan teksa në pak minuta, gjyqtari i takimit i largoi 3 futbollistë me të kuqe. Musliu (85),Nafiu dhe Ibraimi (në shtesë), lanë fushën mes protestave të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!