Drita, bën “dritë” në miqësore

Miqësore në Bullgari: Drita-FC Struga Trim Lum 1-0 (F. Gërbeshi(p) 77’)

Në kuadër të  kampionatit të ri të Ipko-s që nis me 17 gusht, Drita e Gjilanit po zhvillon fazën përgatitore në Bransko të Bullgarisë.

Grupi i trajnerit  Ardian Nuhiji, duket i kompletuar dhe futbollistët po kryejnë me përpikmëri udhëzimet e stafit teknik.

Temperaturat e përshtatëshme, ndërsa në Bullgari janë disa herë më poshtë se në Kosovë, kanë ndihmuar gjilanasit të jenë aktiv dhe të karikuar për të asimiluar programin. Objektivi i Dritës me gjasë, do të jetë një vend në kupat e europës.

Në aspektin sportiv, sot Drita, ka zhvilluar një miqësore me Struga Trim Lum të qytetit të Maqedonisë së Veriut, Strugë. Takimi është fituar nga Drita, e cila 13 minuta nga fundi ka shënuar të vetmin gol me penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!