Progni s’humb kohë, bashkohet me Gjilanin

Sakaq mësohet, se mesfushori sulmues Gerhard Progni nuk ka pritur shumë dhe menjëherë është bashkuar me skuadrën kosovare të Gjilanit që drejtohet nga trajneri Gentian Mezani. 32-vjeçari me mjaft përvojë, sapo ka pranuar ofertën e gjilanasve, ka nxituar për të udhëtuar drejt Mavrovës për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re të Gjilanit, e cila luan në IPKO Superligën e Kosovës.

 “SC Gjilani ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut të djathtë, Gerhard Progni. Gerhard Progni i lindur më 6 nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djatht. Këmba e tijë e preferuar është e djathta.

I lindur në Tropojë, Progni hapat e parë si futbollist i mori tek akademia e Partizanit, nga edhe depërtoi në skuadrën e parë prej ekipeve zingjir të skuadrës nga Tirana.

Progni paraqitjet e tij i vijoj edhe nëpër shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri sikurse ajo e Skënderbeut, Flamurtarit, Kukësit e shumë të tjerave nga liga elite e Shqipërisë, me ç’rast ai kishte realizuar afër 70 gola nëpër klubet ku ai ishte paraqitur.

Gerhard Progni gjithashtu karrier kishte bërë edhe jasht Shqipërisë, që për disa muaj ai kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Superliga e Azerbajxhanit, FC Zira, ekip tek i cili ishte paraqitur 17 herë dhe kishte realizuar 2 gola në kampionatin e Azerbajxhanit.

Mesfushori i krahut në skuadrën e Gjilanit vjen nga ekipi durrsak i Teutës, ku prej një viti ai ishte aktivizuar tek “djemt e detit” dhe ishte pjesë e formacionit bazë, në dy ndeshjet e skuadrës së Teutës kundër Ventspilis në kualifikimet e Europa Ligës.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, Gerhard Progni, gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e shpresave të Shqipërisë, me të cilët kishte bërë mbi 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellen e kuq e zinjëve.

Gerhard Progni, nga sot i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku Gjilani po i vazhdon përgaditjet parasezonale.Ju informojmë se prezantimi i futbollistit në fanellën e klubit të Gjilanit, do të bëhet pas disa ditësh, kur skuadra do të rikthehet nga përgatitjet parasezonale nga Mavrova”, thuhet në njoftimin që klubi kosovar i Gjilanit ka shpërndarë për median.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!