Duro-Nexhipi, “skicojnë” Kukësin e ri…

Kryeqytetasi Duro, në këtë prezantim të parë para medias, shprehu edhe fjalët e para si “kuksian”. Ai tregoi shkaqet përse zgjodhi Kukësit, si dhe shkurtimisht synimet e tij për skuadrën e re që do të drejtojë.

“Puna e trajnerit është përgjegjësi në çdo skuadër. Edhe marrja e drejtimit të Kukësit është përgjegjësi, edhe më e madhe, sepse Kukësi ka qenë protagonist me Skënderbeun dhe Partizanin në dekadën e fundit, duke fituar edhe trofe. Është një kënaqësi të marr drejtimin dhe falënderoj drejtuesit dhe presidentin për besimin. Pozitive është që është fillimi i sezonit, ndaj kemi kohë.

Nuk ka arsye për të ndërhyrë fuqimisht në ekip. Do ketë ndonjë largim që do zëvendësohet. Skuadra është cilësore, unë kam mendimet e mia ku mund të përforcohemi. Tani nis puna jonë për kompletimin e ekipit në rast largimesh, të shohim si do përshtaten në fushë lojtarë të veçantë. Me Nexhipin kemi bashkëpunuar mirë, te Partizani e Shkëndija, ka eksperiencë të madhe në futboll dhe ndihem i vlerësuar nëse ai ka ndikuar në zgjedhjen time”, deklaroi ndër të tjera Shpëtim Duro, trajneri i ri i Kukësit.

Drejtori Nexhipi në përfundim, ndërsa ka falenderuar të pranishmit në ceremoninë e prezantimit të trajnerit të ri, ka shprehur tangencialisht edhe synimet e Kukësit për sezonin e ri. “Të gjithë e njihni Shpëtim Duron dhe eksperiencën e tij në futboll. I urojmë mirëseardhjen, urojmë të bëjmë me të mirën, në klubin që synon titullin dhe kupën. Kontrata është 1-vjeçare”, u shpreh Nexhipi, i cili më pas foli për merkaton e skuadrës kuksiane që ende nuk ka përfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!