Zyrtare, Kukësi prezanton Shpëtim Duron

Skuadra verilindore e Kukësit ka nxituar të prezantojë trajnerin e ri të saj. Në orën 10:00 të paradites së sotme, në mjediset e klubit të Kukësit, drejtori teknik Nderim Nexhipi ka prezantuar dhe zyrtarizuar para medias Shpëtim Duron, si trajnerin e ri i Kukësit për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse lajmi ishte bërë i ditur që dje, sot ka marrë fund çdo dilemë dhe klubi verilindor ka prezantuar një emër të njohur të trajningut Shqiptar, si kreun më të ri të pankinës kuksiane.

59-vjeçari Duro ka një përvojë të madhe në futbollin shqiptar dhe i është besuar “timoni” për të udhëhequr gjatë sezonit të ardhshëm nënkampionët e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!