Shtyhet kampionati, Superiorja drejt shtatorit…


Enigma për skuadrat e paliçensuara. Skënderbeu në Kategori të Parë. Dinamo ende jo gati, shtyhet data e startit të Superiores. Futbolli Shqiptar në kaos total. Ja plani…

Kaosi total që ka përfshirë Kategorinë Superiore, pas problemeve financiare të disa klubeve, por dhe dënimi i KAS ndaj Skënderbeut, e ka bërë lëmsh prag edicionin e kampionatit të 81-të. FSHF,ka njoftuar se skuadrat e Luftëtarit, Flamurtarit, Vllaznisë dhe Tiranës, brenda 31 korrikut, lipset të kenë stabilizuar financat.

Por vendimi i KAS-it në Lozanë për korçarët teksa u la në fuqi dënimi me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë, gjithçka është përkeqësuar duke bërë që gara e ardhëshme të kthehet në një aksiomë pa zgjidhje.

‘Sporti iM‘, mëson nga burime jo zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, se kaosi aktual i skuadrave sportivisht në elitë, të prekura nga realiteti i rënduar ekonomik, por dhe nga situata e Skënderbeut, të mos përfshihen në top 10-të.

Kështu në koridoret e institucionit të FSHF-së flitet se Skënderbeu dhe Luftëtari, nuk llogariten në Superiore. Pikëpyetje të mëdha për Flamurtarin, teksa Vllaznia dhe Tirana, janë fare pranë gjetjes së akordit me të ‘tretët’ dhe klubet me histori të madhe në futboll, do mund ta kalojnë klasën.

Por e keqja dhe amullia nuk përfundon këtu. Duket e prerë. Skënderbeu do përjashtohet nga Superiorja për një edicion, teksa do të garojë në Kategori të Parë. FSHF, nisur nga mundësia që ka klubi juglindor, ndërsa ka dhe një dritare ankimi në Gjykaten Federale të Zvicres, mund ta rikthejë me një vendim sërish në elitë. Gjithnjë nëse Skënderbeu, fiton drejtësinë.

Dhe në fund, kampionati i Kategorisë Superiore, parashikuar të startojë me 24 gusht, nuk do mund të realizohet. Po të njëjtat burime, shtojnë se data e fillimit te edicionit të ri, vertitet drejt javës së parë të muajit shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!