Emeri: ‘Arsenali do tentojë kreun’

Emeri, trajneri Arsenalit, pas takimit në ICC me Realin, ka thënë se ai e sheh skuadrën e tij edicionin e ardhshëm në Premier Ligë, pas Sitit dhe Liverpulit.

Unai Emeri, shprehet se skuadra ka pësuar  rritje por grupi ka ende nevojë të përmirësohet, kryesisht në mbrojtje. “ Jam optimist. Mundemi të bëjmë hapa përpara për të arritur te vendet e para”- tha ndër të tjera Emeri i cili në Internacional Champions Cup, është paraqitur mjaft mirë me ekipin e tij Arsenalin.

Takimi i sotëm me Realin, rezultoi spektakolar, teksa londinezët u mundën nga ‘galaktiket’, vetëm pas gjuajtjeve të penalltive 3-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!