Elmaz, bëhet i Napolit

Elif Elmaz bëhet futbollisti më i ri i Napolit. Futbollisti nga Shkupi, ishte pjesë e Fenerbahçes në Superligën turke prej tri sezoneve, para pak çastesh është parë të futet në “Vila Stuart” të klubit napoletan për të kryer vizitat mjekësore.

Më pas pritet të nënshkruajë kontratën prej 16 milione eurosh, plus bonuset. 19-vjeçari konsiderohet si ndër talentet e mesfushës dhe pas disa obsioneve, më në fund ka zgjedhur Napolin e Ançelotit.

Më herët Elmaz, u fol për një kalim te Interi i Milanos për 11 milione euro, por më pas gjithçka u venit, pasi pala turke kërkonte rreth 20 milione. Napoli fitoi terren, ndërsa nga sot, 19-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës italiane të Hysajt në dalje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!