Benaser, “sozia” e Gatuzos te Milani…

Mesfushori i Empolit, Ismael Benaser, u kontrollua në klinikën e La Madonnina të hënën pasdite për teste mjekësore, përpara se të zyrtarizohet si futbollist i Milanit.
Klubi i Empolit tashmë e ka konfirmuar transferimin e tij tek “kuqezinjtë”, nëpërmjet drejtorit sportiv Pietro Akardi, që e krahasoi algjerianin, i cili pak ditë më parë u kurorëzua si kampion i Afrikës, me ish-mefushorin milanist Xhenaro Gatuzo.
“Djajtë” e Milanos pritet të paguajnë rreth 16 milionë euro për 21-vjeçarin, pasi Arsenali nuk pranoi të merrte opsionin e tyre të blerjes.
Mesfushori algjerian Ismael Benaser ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e Milanit, çka me gjasa do të kryhet ditën e nesërme.