CR7 shënon, Bufon pret penallti-fiton Juvja!

Juventus mundi Interin me penallti në derbin e parë të vitit të Italisë, luajtur në Nankin të Kinës për International Champions Cup.

Koha e rregullt e lojës prej 90 minutash u mbyll 1-1, pas një autogoli të shkaktuar nga Matijs de Ligt, në të 10-tën dhe të një goli të realizuar nga Kristiano Ronaldo në të 68-tën, pas një devijimi të topit nga Milan Skriniar.

Te penallitë, përcaktues ishte portieri Xhixhi Bufon, që hipnotizoi tri “zikaltër” dhe u priti tri gjuajtje nga pika e bardhë (Ranokia, Longo dhe Borja Valero), duke i dhuruar fitoren e parë Mauricio Sarrit në krye të Juventusit.

Interesant ishte fakti që në stadium dhe jashtë tij, pati konfrontime midis tifozëve kinezë. Fansat e Interit lëshuan shishe uji ndaj fansave të Juventusit, ndërkohë që interistët kishin edhe një parrullë, ku shkruhet: “Vjedhja është ADN-ja e Juventusit”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!