Takaj: ‘Kërcënimin nga Tirana, e paguan Skënderbeu’

Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, pasi ka pritur me qetësi zhvillimet rreth skuadrës së tij në proceset gjyqësore në KAS, dënimit ekzemplar të skuadrës me 10 vite pezullim në Europë dhe 1 milon euro gjobë, më në fund ka vënë gishtin në ‘plagë’.

Kreu i klubit, në një dalje për mediat ka zbardhur shumë nga pyetjet që i janë drejtuar dhe në fund, ka premtuar vazhdimësi.

Kërcënimi ka qenë i orkestruar në mënyrë fantastike. Është bërë gjatë kohës që unë isha në zyrat e UEFA-s. Pikërisht në atë moment shkon një kërcënim për inspektorët e UEFA-s. Kjo na preu të gjitha marrëdhëniet që ne kishim me UEFA-n e na çoi drejt e në gjyq”.

Më kujtoni një rast ku kam kërcënuar ndokënd ose kam folur me tona të rënda. Më thoni një rast që i kam folur keq një presidenti ose një arbitri. E çuam këtë çështjen ne prokurorinë e Korçës dhe zbuluam se e-mail kërcënues ishte nisur nga Tirana. Më pas aty ngeci procesi. Prokurorët na thanë vetëm që e-mail ishte nisur nga një zyrë e panjohur në Tiranë.

Në gjithë këtë histori 2 persona dalin që janë marrë me dënimin e Skënderbeut dhe çelësat e kësaj zyre janë në Federatën Spanjolle dhe i ka Eduard Dervishi. I kemi aq mundësi për të vërtetuar përfshirjen e tij dhe të disa personave të tjerë, por do të fasim më vonë”.

“Pak rëndësi ka, ne u dënuam nga UEFA. Me FSHF e kemi fituar një herë gjyqin. Sezoni i ri do vijojë normalisht për Skënderbeun. Lojtarët nën kontratë do vijojnë normalisht dhe kontratat nuk do preken,”- tha ndër të tjera  Ardian Takaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!