Tirana, miqësorja e parë…

Tirana në kërkim indentitetit dhe kolaudimit. Prej disa ditëve në Ohër, grupi i teknikut Mema, përpos problematikës therëse, me pezullimin e Hasanit, sot do të ndeshet në një miqësore me Renovën e ‘Prva Liga’ të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e Ilievskit, duket se është një hap para me përgatitoret, pasi më herët, ka fituar tri miqësore gjatë javëve të fundit. Fillimisht shkatërroi Dritën e Gjilanit 5-1, më pas mundi Labunishtën 4-1 dhe në të fundit fitoi 2-0 ndaj Trajal.

Gjithsesi, Tirana pritet të mos ndikohet nga situata e kundërshtarit, por as nga kaotizmi brënda radheve të veta, ndërsa përveç zënkes Hasani-Torasa, edhe Ngo fut “spica’ nga larg.

Me mjaft interes komportimi i futbollistëve të rinj të përfshirë këtë edicion te bardheblutë. Batha, Kale, Torasa, Dunga, E. Bakaj etj, në epiqendër. Mema, pas këtij testi, pritet të prenotojë të tjera miqësore në Ohër. Janë dy javë intensive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!