Dibala, Leonardo e do në Paris…

Paolo Dibala drejt Psg. Është ky lajmi që ‘RMC Sport’ francez, anunçon së fundëmi. Leonardo, drejtori sportiv i parizienëve, po shfrytëzon mundësinë e fundit që ofron merkatoja në skadim për të rrëmbyer argjentinasin e Juves.

‘Joya’ shihet si një element rreth të cilit Parisi, mund të ndërtojë grupin. Dibala, nuk shkëlqeu edicionin e fundit te bardhezinjtë, çka mund të ndikojë për një tjetër aventurë larg Torinos.

Madje për një largim të mesfushorit sulmues, kanë folur disa shokë të tij. Edhe Juve nga ana e saj, nuk është se ka përgënjeshtruar lajmin. Sipas burimeve, ata janë të interesuar të ulen e të flasin për termat financiarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!