Sarri kërkon një identitet të ri për Juven…

“Ne duhet të punojmë për të gjetur një identitet të lojës, sepse duam të bëhemi një ekip me karakter të fortë. Atëherë do të përpiqemi, që ky identitet të na udhëheqë për të fituar”.

Kështu është shprehur trajneri i ri i juventinëve, Mauricio Sarri, në prag të ndeshjes miqësore me Totenhamin. Shkurt, por qartë, ai dëshiron mentalitetin dhe mënyrën e lojës së bardhezinjve, që tani e prapa do të quhet “epoka Sarri”.

De Ligt? “Deri më tani ai nuk është trajnuar ende me shokët e tij, por sigurisht që edhe ai do të marrë pjesën e tij të lojës. Kemi respektin e duhur për Totenhem, por do të pëlqente të shikoja në fushë një skuadër me mentalitetin e duhur”.

Ronaldo? “Kristiano ka fituar gjithçka në nivelin individual dhe kolektiv, do ta nisë pak nga e majta. Me fillimin e lojës do ta nisë ndeshjen në këtë pozicion”, ka deklaruar tekniku i juventinëve, në këtë “premirë” të tij në krye të bardhezinjve.

Më 21 korrik, pra nesër, në orën 13:30, Juventusi do të përballet me Totenhemin në turneun “International Champions Cup”, ku marrin pjesë 12 skuadra. Për bardhezinjtë, kjo është ndeshja e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!