Sarri: Ja 27 juventinët e turneut aziatik…

Bardhezinjtë Juventusit po bëjnë përgatitjet e fundit për t’u nisur drejt turneut aziatik.

Trajneri Mauricio Sarri ka shpallur edhe listën e 27 futbollistë që do të jenë të gatshëm për ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar në Singapor, Kinë dhe Kore e Jugut, të cilat janë edhe një burim i mire financiar për torinezët.

Portieri Perin, mbrojtësi Daglas Kosta, mesfushorët Pjaca, Ramsej dhe Kedira do të qëndrojnë në Torino për t’u rikuperuar. Me skuadrën me gjasa nuk do të udhëtojë edhe mbrojtësi Kielini, i cili ka shqetësime në tendinë.

Ndërkohë, me grupin e bardhezinjve, janë bashkuar së fundi portieri Shezni, si dhe sulmuesi argjentinas Higuain, i cili ka lënë të lirë fanelën me numër 9 dhe ka marrë atë me numër 21.

Ja dhe lista e 27 futbollistëve të përzgjedhur nga trajneri Sarri për turneun aziatik:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!