Pezullohet Hasani, Tirana nuk njeh ‘paqe’

E ndërsa ka nisur përgatitjet sezonale në Ohër, skuadra e Tiranës befas dje, ëshë përfshirë nga një debat i ndezur mes Edon Hasanit dhe Agostin Torasës. Tone të larta, madje dhe shtyrje mes futbollistëve. Trajneri Mema, ka bërë prezente situatën dhe klubi ka pezulluar shkodranin.

KF Tirana ka pezulluar dje futbollistin Edon Hasani për shkak të një incidenti në stërvitje me futbollistin Agustin Torasa. Pas këtij momenti Hasani ka debatuar me trajnerin, debat i cili ka sjellë masën disiplinore për lojtarin”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit bardheblu.

Por jo vetëm kaq. Te Tirana aludohet për një zënkë mes Hasanit dhe Karabecit kohë më parë. Klubi i Tiranës, e hedh poshtë këtë version mediatik teksa shton:

Përfshirja e kapitenit Erando Karabeci në këtë histori është e pavërtetë. Karabeci dhe Hasani kanë qenë dhe mbeten miq brenda dhe jashtë fushe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!