Eliminohet Kukësi, fajin e ka “Gjoka”

Kukësi ka shkarkuar trajnerin Ernest Gjoka. Eliminimi nga Europa League, nuk ka kaluar pa pasoja dhe i pari që ndëshkohet, është tekniku Gjoka. Këtë e dinte edhe kryeqytetasi, përvojë që e kishte provuar edhe dy sezone më parë, thjesht se u skualifikua, nga që një futbollist kishte humbur një penallti!?

Lajmin për largimin e kryeqytetasit, e ka bërë klubi në një postim në zyrtarën e klubit në Facebook.

Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit. Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!“, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor të Kukësit, i cili bën me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun kryeqytetas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!