Teuta, një tifoz më shumë…

Nazmi Gripshi u afrua me bujë në Korçë, me drejtuesit e Skënderbeut që për të patur sherbimet e durrsakut, paguan 60 mijë euro në 2017-tën.

Situatat precipituan me largime të ndryshme nga Skënderbeu dhe Gripshi me numër 10 në shpinë, nisi të merrte hapesirat e nevjoshme në skuadër.

21-vjeçari, ndër pikat e forta të korçarëve edicionin e kaluar, sikurse të gjithë në kampin e “ujqërve”, e ka pritur me mërzi faktin që Skënderbeu, nuk fitoi drejtësinë në KAS.

Në kontratë me Skënderbeun, Gripshi pret zhvillime pozitive në klub, ndërsa nga Durrësi, stërvitet individualisht dhe ndjek Teutën në miqësore, apo në Europa League.

E ndoqi në testin e parë që durrsakët luajtën me kurbinasit dhe sot, thotë se do të ndjekë Teutën në takimin e kthimit me Ventspils.

“I mërzitur në kulm nga mungesa e drejtësisë së Lozanës. Uroj që klubi të mos ndalet dhe të arrihet pafajësia. Teuta?

“E kam ndjekur dhe do ta ndjek dhe sot në “Niko Dovana”. Është e vështirë, por Teuta nuk ka çfarë të humbasë. Uroj të bëjë mrekullinë”, është shprehur talenti durrsak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!