Insinje: Mendoj gjithjë Napolin…
Napoli aktiv në merkato në hyrje dhe në dalje. Skuadra e Ançelotit pritet të jetë sërish konkurente e Juves në kampionatin e ri.
Megjithatë, tifozët nuk lënë gjë pa bërë lidhur me skuadrën e tyre te zemrës. Madje dhe duke provokuar ata që kanë statusin e të paprekshmit. Ja shembulli:
I pranishëm në sheshin e Dimaros, sulmuesi italian Lorenco Insinje iu përgjigj pyetjeve të tifozëve të pranishëm.
A keni menduar ndonjëherë të shkoni jashtë vendit dhe të largoheni nga Napoli? “Jo për tani, unë jam i ri dhe jam mirë në Napoli, shpresoj të qëndroj gjatë te Napoli”.
Pse të luani më mirë në ekipin kombëtar? “Eshtë një pyetje apo një sulm? (qesh). Unë gjithmonë luaj njësoj, nuk shoh asnjë ndryshim. Ndoshta në kombëtare ka një mënyrë tjetër dhe më të rehatshme, por gjithmonë do të jap më të mirën me fanelën,”-tha Insinje