Përjashtimi i dytë i Palermos…

Palermo u përjashtua zyrtarisht nga kampionati i ardhshëm i Serisë B. Shkak bëhen standartet administrative.

Këshilli Federal i FIGC në një takim në Romë, pas vlerësimeve të ‘Covisoc’, dekretoi përjashtimin nga Serie B per sezonin 2019/2020 të klubit siçilian. Në vend të Palermos, ripeshkohet Venezia, e cila u mund në “play-out” nga Salernitana me 9 qershor.

Kështu, pas shumë peripecive me drejtësinë, ndërsa fillimish u përjashtua në fund të kampionatit dhe më tej, pas revokimit të çështjes iu hoqën 20 pikë, tashmë vjen verdikti i përjashtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!