Fatalitet. KAS, ngel përfundimisht Skënderbeun…

Lajm tronditës për Skënderbeun në veçanti dhe atë shqiptar në përgjithësi. KAS-i ka vendosur që të lërë në fuqi dënimin për të përjashtuar Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet europiane.

UEFA ka marrë përfundimisht “dakortësinë” nga KAS dhe nga ky moment, korçarët konsiderohen zyrtarisht të dënuar.

Në këtë mënyrë klubi i Skënderbeut, që vendosi diktatin dekadën e fundit në Superiore dhe shtangu disa ekipe në aventurat europiane, mbetet në klasë duke lënë me gisht në gojë drejtuesit dhe mbështetësit e verilindorëve.

Ky ishte konfirmimi  më i denjë se klubet e vogla europiane, në këtë rast Skënderbeu, janë pa fuqi për të argumentuar e vënë në vend, drejtësinë e pretenduar. Fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!