“Grizman”, Atletiko kërkon 200 mln. euro…

Barcelona sot ka zyrtarizuar transferimin e Antoni Grizman, pasi paraditen e sotme ka paguar klauzolën e kartonit prej 120 milionë eurosh të sulmuesit francez të Atletiko Madridit.

Por klubi madrilen ka reaguar menjëherë, duke thënë se kjo pagesë nuk mjafton dhe Barcelona duhet të paguajë 200 milionë euro, pasi marrëveshja midis saj dhe lojtarit është arritur para zvogëlimit të klauzolës.

“Atletiko Madrid beson se shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të përmbushur klauzolën e tij, pasi është e qartë se marrëveshja e lojtarit dhe FC Barcelonës u mbyll para se klauzola të ulej nga 200 në 120 milionë euro. Ajo ishte edhe para datës në të cilën ndryshimi i klauzolës të ketë ndodhur dhe komunikimi që lojtari ka bërë më 14 maj, duke njoftuar largimin nga klubi.

Atletiko Madrid beson se zgjidhja e kontratës ka ndodhur para përfundimit të sezonit të kaluar dhe fakt janë edhe deklaratat e bëra nga lojtari dhe për këtë arsye tashmë ka filluar procedurat që konsiderohen të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre legjitime”, thuhet në njoftimin e Atletikos. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!