Zidan lë skuadrën, kthim mister në Madrid…

Përmes një deklarate zyrtare, Real Madrid raporton se trajneri Zinedin Zidan, ka lënë seancat përgatitore me Realin në Kanada për “arsye personale”.

Klubi spanjoll, nuk specifikon arsyet për mungesën e trajnerit transalpin. Reali është duke u stërvitur në Montreal në ambientet e ‘Impact Joey Saputo’.

Zidane, i cili mbërriti në Montreal me gruan e tij, u kthye urgjentisht në Europë dhe klubi raporton, se kthimi i tij për te grupi i skuadrës mbetet për t’u verifikuar në ditët në vijim.

 Në fakt, rikthimi për here të dytë i Zidan në krye të timonit të “Los Blancos”, pati efekete të shumta te disa prej lojtarëve në organikë.

Përplasje pafund, emra kampionësh në listë per t’u larguar dhe dorë të hekurt për të sjellë në Madrid lojtarë kryesisht francezë.

Gjithsesi, klubi deri tani, ka mbajtur anën e ‘Zizusë’, por aludimet për një krisje të tij me skuadrën, janë prezente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!