Mezani, përgatit një skuadër për Europë…

Ipko e Kosovës, pritet të njohë një skuadër tjetër pretendente këtë edicion. Me gjasë, Gjilani i teknikut vlonjat Gentian Mezani, me përforcimet e fundit, por dhe seriozitetin që po tregon në fazat organizative, mund të jetë “nëndetësja” e Ipko-s.

Hapi i radhës i ekipit kosovar është ai i spostimit të fazës përgatitore për në Mavrovë. Për të ndërruar mjedis, më vonë në ndonjë shtet tjetër të Ballkanit.

Lista e publikuar nga klubi, para nisjes së sotme drejt Maqedonisë së Veriut, ka njohur shumë lojtarë me të shkuar në Superiorën e Shqipërisë.

Por ajo që Mezani pret të shohë, është përfshirja e futbollistëve nga Bregu i Fildishtë, Keita Aziz dhe Keita Razak, të cilët ende nuk kanë arritur t’i bashkohën skuadrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!