Ish-futbollisti anglez privatizon Ferizajn…

Brean Deane, ish-futbollist i Shefild Junajtid, tashmë në rolin e biznesmenit, ka privatizuar skuadrën kosovare të Ferizajt. Ai ka blerë 51 përqind të aksioneve të klubit, ndërkohë që 49 përqind të tjera, janë të donatorëve të ndryshëm të këtij qyteti.

Duke qenë se anglezi Brean Deane ka edhe paketën kontrolluese, ai është zgjedhur edhe si president. Lajmi bëhet i ditur nga klubi kosovar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhen të ditura ndryshimet dhe synimet e afërta të skuadrës së Ferizajt.

“Sot edhe zyrtarisht klubi ynë është privatizuar. Ish-futbollisti anglez, Brean Deane ka marrë 51% të aksioneve, ku premtoi një organizim shumë të mirë dhe deklaroi se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Champions League. Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë aksionar i klubit tonë, gjithashtu edhe 49% të aksioneve janë për donatorët e qytetit tonë të cilët do të bashkojnë forcat për ta bërë një Ferizaj shumë më të organizuar, e konkurruese për trofe e dalje në Europë.

Kryetari i komunës z. Agim Aliu është shprehur i kënaqur që klubi ynë po privatizohet, sepse tani është një mundësi më e madhe që Ferizaj ta shohim duke luajtur në Europë. Ne si klub jemi shumë të kënaqur me këtë privatizim, dhe besojmë shumë që këtë herë gjërat do të jenë shumë më ndryshe. Shumë shpejtë do të fillojmë me përforcimet e reja”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ferizaj në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!