Muriqi “driblon” Gallatën, për Fenerbahçen

Sulmuesi shtatlartë i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë një lëvizje krejt të papritur. Ai sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet skuadrës së famshme turke, Fenerbahçe të Stambollit.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit turk Rizespor, Yilmaz Bal, i cili ka konfirmuar se Muriqi do t’i bashkohet skuadrës së Stambollit. “Transferimi i Vedat Muriqit në Fenerbahçe është kryer, gjithçka është pajtuar. Lojtari ynë do t’i vazhdojë takimet me Fenerbahçen”, ka shkruar Rizespor në profilin zyrtar në Twitter, duke cituar fjalët e drejtori Bal, raporton Koha.net.

Sipas mediave turke, zëvendëskryesuesi i KF Fenerbahçes, Semih Ozsoy, i ka telefonuar Muriqit dhe e ka pyetur nëse janë të vërteta fjalët se ai dëshiron të luajë për Galatasarayn. “Asnjëherë nuk e kam thënë atë deklaratë. Nuk kam thënë se dua të luaj për Galatasarain. Nuk ekziston një deklaratë e tillë. Do të bëj gjithçka për Fenerbahçen tani”, citohet të ketë thënë Muriqi.

Sulmuesi shtatlartë Vedat Muriqi, sezonin e shkuar shkëlqeu në radhët e Rizesporit, ku shënoi edhe 17 gola, të cilët e vunë në epiqendër të kërkesave gjatë kësaj periudhe meraktoje. Tani pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, ku 25-vjeçari të veshë fanelën e Fenerbahçes, gjë që duket e kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!