Tite, rikonfirmohet trajner i Brazilit…
Federata braziliane e futbollit ka rikonfirmuar trajnerin Tite në krye të pankinës së “Seleçaos”, pavarësisht nga rezultati i finales ndaj Peruse për “Copa America”, ndeshje që do të zhvillohet të dielën në “Maracana”.
Në deklaratën e institucionit të futbollit brazilian thuhet: “Federata braziliane e futbollit shpreh besimin e saj në punën e drejtorit teknik të “Seleçao” dhe riafirmon, që stafi teknik do të vazhdojë punën e tij.”
Rikonfirmimi i Tites në krye të pankinës së Brazilit erdhi, pasi në vendin e “sambas” nisën të qarkullojnë fjalë për një largim të mundëm të trajnerit. Me këtë veprim, zerat u përgënjeshtruan nga federate braziliane e futbollit.