Befasi: Peruja në finale, Kili shkurorëzohet!

“Copa America”, gjysmëfinalja: Kili-Peru 0-3 (Flores 21’, Yotun 38’, Guerrero 90’+1)

Të shtunën, në orën 21:00, Argjentinë-Kili për vendet 3-4, ndërsa të dielën, në orën 22:00, do të zhvillohet finalja e “Copa America”: BRAZIL-PERU

Natë e trishtuar në Porto Alegre për kampionët në fuqi. Kili braktisi ëndrrën e trisit, duke u gjunjëzuar 3-0 para Perusë në “Arena do Gremio”. Ishte një shfaqje e udhëhequr me zgjuarësi nga Rikardo Gareca, para një ekipi të panjohur dhe të pasaktë kilen, edhe pse brenda tij ishin Vidal, Aleksi Sançez, apo Mendes.

Peruja e kontrolloi ndeshjen që nga bilbili fillestar. Pas dy minutash, Kristian Kueva kishte një rast për të shënuar, por nuk u koordinua saktë. Paralajmërimi u dha. Por mesfusha kiliane Pulgar-Arganguiz-Vidal, ishte e përgjumur dhe e pasaktë.

Me këtë skenar në fushë, nuk ishte e çuditshme që Peruja të hapte llogarinë. Dhe nuk vonoi. Në minutën e 21-të, Edison Flores shfrytëzoi një rast dhe shënoi. Kili u përpoq të rimëkëmbet, por pësoi një tjetër gol. Në minutën e 38-të, Yoshimar Yotun i çoi shifrat në 2-0 për Perunë.

Fati i lojës tashmë ishte përcaktua edhe për fraksionin e dytë të takimit. Kampionët e përpoqën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por nuk kishin forcë. Portieri peruan Pedro Gallese do të ishte një barrierë e pakalueshme për Eduardo Vargas (50’, 75’), për Arturo Vidal (81’) dhe Aleks Sançez (82’).

Suksesin e Perusë do ta komplementonte veterani Paolo Guerrero në të 91-tën, i cili do të finalizonte një aksion të bukur, duke fiksuar fitoren 3-0.

“Grushtin” përfundimtar kilenëve do t’ia jepte sërish portieri Gallese. Në të 94-tën, ai do të priste edhe penalltinë e Eduardo Vargasit, të fituar nëpërmjet VAR, duke u hequr kampionëve mundësinë të shënonin edhe të ashtuquajturin gol nderi. “Panenka” nuk piu ujë.

Në minutat e fundit “ole”-të e tifozëve shoqëronin çdo veprim të peruanëve. Ata kishin shkurorëzuar kampionët në fuqi të Kilit dhe kishin prerë biletën për në finalen e madhe të “Copa America”. Përballë do të kenë Brazilin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!