“Finalja e vogël”, finalja e të zhgënjyerve…

“Copa America”, për vendet 3-4: Argjentinë-Kili, në orën 21:00 në stadiumin “Arena Corinthians” në Sao Paolo, nën drejtimin e gjyqtarit paraguajan, Mario Diaz de Vivar.

Do të jetë një ndeshje që askush nuk dëshiron ta luajë. Eshtë finalja e të zhgënjyerve. Argjentina do të luajë sonte kundër Kilit, për medaljet e bronzit në “Copa America”, Brazil 2019.

Kjo do të jetë e treta përballje radhazi në “Copa America” midis Argjentinës dhe Kilit, por rrethanat do të jenë shumë të ndryshme nga të më mëparshmet, janë ndeshur në finale. Në të dy rastet, pas barazimeve, Kili i udhëhequr nga argjentinasi Jorge Sampaoli më 2015 dhe José Antonio Pizzi në vitin 2016, fitoi trofeun me penallti.

Argjentina vjen në këtë ndeshje, pas humbjes 2-0 ndaj Brazilit dhe një gjykimi të diskutueshëm të ekuadorien Rody Zambrano, i cili nuk ndëshkoi dy ndërhyrje në favor të ekipit të udhëhequr nga Lionel Skaloni, madje nuk pranoi edhe t’i kontrollonte në VAR.

Përtej polemikave, loja e “albiçelestëve” ndaj Brazilit ishte më e mira në Kupën. Trajneri Skaloni u rikonfirmua në detyrë deri në dhjetor, ku do të zhvillojë gjashtë ndeshje të planifikuar në kalendar, midis tyre edhe një miqësore, më 9 tetor kundër Gjermanisë në Dortmund.

Kili dështoi për të bërë “trisin” e “Copa America”. Shkëlqey me Ekuadorin, kaloi Uruguajin nga pika e penalties, për t’u dorëzuar 3-0 përballë Perusë. Kjo është një zhgënjim për këtë “brez të artë” nuk ka arritur të paktën në finale, me figura emblematike të tilla, si Aleksis Sançez, Arturo Vidal, Gary Medel, Eduardo Vargas dhe Çarles Aranguiz, nën udhëheqjen e kolumbianit Reinaldo Rueda.

Argjentina do të ketë pesë ndryshime në formacion, duke filluar me portierin Agustin Markesin (në vend të Franko Armani), mbrojtësin Ramiro Funes Mori (në vend të Zhermán Pezela), ndërkohë që Renzo Saravia do të zëvendësojë Juan Fotyh dhe Angel Di Maria e Paulo Dybala do të zenë vendet e Markos Akuna dhe Lautaro Martínez, të pezulluar për kartona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!