Belica rinovon, edhe 2 sezone “dem”…

Ndërkohë, drejtuesit e klubit të Partizanit, ndërsa kanë prezantuar në skuadrën e tyre, të Josef Ekuan, kanë bërë me dije edhe rinovimin e kontratës për dy sezone të tjerë me mbrojtësin Egzon Belica

“Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Egzon Belicën. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re e cila e konfirmon pjesë të kampionëve deri në 2021. Palët konkretizojnë kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani”,shkruhet në njoftimin që klubi kryeqytetas i “demave”, ka shpërndarë për mediat, por edhe në rrjetet sociale.

28-vjeçari strugian Egzon Belica sezonin e kaluar ka zhvilluar 50 ndeshje me fanelën e kuqe të Partizanit, duke qenë një lojtar që ka kontribuar mjaft në fitimin e titullit kampion. Ndërkohë ai ka shënuar edhe 2 gola. Kontrata e Belices tashmë me skuadrën e “demave” përfundon pas dy sezoneve, në vitin 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!