Laçi, testi brenda familjes…

Laçi A-Laçi B 4-0

Kurbinasit, në mungesë të skuadrave shqiptare në terren, kanë gjetur një mënyrë ideale për të parë nga afër situatën në grup, përpara se bardhezinjtë të ndeshën të enjten e ardhshme për Europa League me Ber Sheva.

Starova i ka ndarë futbollistët në dy grupe A dhe B në fushën e stadiumit Laçi. Madje me kalimin e minutave, tekniku kryeqytetas, ka alternuar disa fanela duke kaluar futbollistë të caktuar nga A te B e anasjelltas.

Në fund, ka triumfuar skuadra A në shifra të thellë 4-0. Në gol për formacionin titullar, shkuan i zakonshmi Berisha, sulmuesi Xhixha dhe dy herë braziliani Teko, që firmosi pak ditë më përpara për kurbinasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!