Partizani, ditë e ngjeshur merkatoje…


Prag Karabaku: Nuk ka asnjë moment pushimi. Te Partizani, stërviten në Kamëz (ora 18:00) dhe paralelisht prezantojnë e largojnë elementë.

Ditë e ngarkuar merkatoje hyrje-dalje te Partizani. Në vijim, klubi i kuq, me një axhendë të përshpejtuar, ka konkretizuar afrimin e portierit Aldo Teqja.

Partizani për ish-portierin 24-vjeçar të Skënderbeut, ka nisur që herët kontaktet, por konktertizimi ka ardhur vetëm sot.

Ndërkaq një tjetër goditje kryhet pasditen e sotme. Në zyrat e klubit është paraqitur futbollisti nigerian Teofilus Solomon.

23-vjeçari Solomon. ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Shqipërisë. Nigeriani ka një “CV” të pasur. Rijekea, Zadar, Istra 1961, Partizani i Beogradit, dhe Ujpesht i Hungarisë, janë disa nga ekipet me të cilat afrikani ka bashkëpunuar por askund nuk ka mundur të lërë gjurmë.

Sipas asaj që raporton klubi, Solomon ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një edicion tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!