“Gjykim absurd, Brazili manipulon gjithçka”

Leo pas eliminimit nga Copa America nuk i ka kursyer akuzat per gjykimin dhe organizatoret: “Unë shpresoj që Conmebol të bëjë diçka”

Rrallë e kemi parë Mesin aq të zemëruar. Fenomeni i Argjentinës, pas eliminimit nga Copa America në gjysmëfinale prej Brazilit, ka shpërthyer me akuza shumë të rënda: “Nuk po kërkoj justifikime, por gjykimi ishte absurd. Episode të qarta për ne, as që shiheshin në VAR. Shpresoj që Conmebol të bëjë diçka, edhe pse Brazili këtu kontrollon gjithçka”.

Mesi më pas sqaroi, se ai nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi kombëtar i Argjentinës: “Nëse unë duhet të vazhdoj të ndihmoj, në një mënyrë apo tjetër, unë do ta bëj atë, ndihem mirë në këtë grup”.

Kishte kaq shumë hidhërim te Mesi, sepse “Albiçeleste” sipas tij kane demonstruar nivel të lartë: “Ne e filluam keq dhe ngadalë ngadalë jemi rritur. Sot ishte loja më e mirë që bëmë në “Copa America”, kundër një rivali të madh si Brazili. Ata kanë lojtarë spektakolarë, por përtej rezultatit, ne kemi provuar të jemi në të njejtën lartësi”, ka deklaruar Mesi pas ndeshjes ndaj Brazilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!