Ikardi-Higuain, 239 gola në mes të rrugës…

Interi dhe Juventusi nuk i duan më ata. Për rastësi, të dy argjentinas. Shikoni, kjo duket si një histori e pabesueshme: 239 gola të shënuar në Serie A, nga këta dy lojtarë, që tani askush nuk i dëshiron.

“Jo” Juvja, e cila në heshtje kërkon një blerës për Gonzalo Higuain. “Jo” Interi, i cili pa u kushtuar shumë vëmendje fjalëve, pret oferta për Mauro Ikardin.

Bombarduesit e shumëkërkuar, lojtarët për të cilët çmendeshin të gjithë vetëm pak vite më parë, tani të padëshiruar, nyje për t’u zgjidhur.

I pari, Gonzalo, u kthye në bazën, pas një turneu të gjatë midis Milanos dhe Londrës. Te “kuqezinjtë”, arriti mes shpresave dhe buzëqeshjeve të mëdha, për të përfunduar në listës së sulmuesve që duhen larguar sa me parë. Te Çelsi jetoi për disa muaj si një lojtar mbështetës, pavarësisht suksesit të Sarrit në Europa League.

I dyti, Maurito, i përfshirë në temat e një keqkuptimi, midis fjalëve të folura keq dhe një “lufte” brenda në ekip me kroatët e Spaleti. Humbi…

Sot të dy, në një listë pritjeje, drejt një të ardhmeje të ndryshme, me shpresë më te mire, duke besuar te këmbët e tyre.

Higuain thotë, o Juve, o askush tjetër! Ikardi u kujton të gjithëve se ka një kontratë dhe që për t’i thënë lamtumirë, duhet të merret pëlqimi i tij.

Ndërkohë, vlera e tyre në tregun e futbollit ulet. Edhe tifozët duket harrojnë, se brenda këtij çifti të tangos argjentinase, flasim për 239 gola të shënuar në Serie A.

Ju gjeni vetem një çift më pjellor se ky, nëse mundeni në futbollin italian…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!