Për Vllazninë brengosen të gjithë!…

Futbolli i fushës ka marrë “pushimet”. Tani luhet futbolli i “zyrave”, bëhen përgatitjet administrative për sezonin e ri. Konturohen skuadrat, tregu i futbollit është në pikun e tij. Ndërkohë, heshtja ka kapluar Shkodrën. Vllaznia duket sikur është “shkrirë”. Të gjithë janë të brengosur…

Kolegu ynë, gazetari sportiv Denis Bajraktari, në faqen e tij “Sport nga Bajraktari” në rrjetin social “Facebook”, është pozicionuar, duke shprehur dhimbjen e tij për situatën e pakëndshme ku ndodhet Vllaznia, skuadra emblemë dhe krenari për cilindo shkodran. Lexojeni atë:

“Për Vllazninë e tifozëve, jo të partive! Ekipi i futbollit i Vllaznisë ndodhet në një situatë kaotike. Sa më shumë kalojnë ditët aq më vonë bëhet skuadra për sezonin e ri në Superiore, aty ku u rikthye pas një sezoni në të Parën.
Këtë sezon po penalizohet edhe nga situata politike në vend. Vllaznia vijon të jetë një “frut i lakmuar” nga të dy krahët politik. E duke qenë se e dëshirojnë aq shumë nuk mungojnë as gafat, siç ndodhi sonte me kandidatin e PS për Bashkinë Shkodër.
Kryetarja aktuale thotë se proçesi për privatizimin ka nisur prej kohësh, por deri tani asgjë. Kandidati i ri për bashkinë tha sonte se për privatizimin do të nis gjithçka nga e para. Pra, thjesht premtime, të paktën deri tani.
Një gjë është e sigurtë: Vllaznia do të jetë “e shtypur” përsa kohë drejtohet nga bashkia, cilado parti qoftë, e majtë ose e djathtë. Dhe ato që e vuajnë janë tifozët.
Tifozët e vërtetë, jo ato të partive politike. E pikërisht këto tifozë të Vllaznisë duhet të reagojnë për skuadren e tyre. E përderisa ato qëndrojnë në heshtje, atëherë do synohet objektivi madhor: Vllaznia drejt Kategorisë së Parë… ku kështu si ia ka nisur do rikthehet shumë shpejt… Shpresojmë që jo!!”,
shkruan gazetari sportiv shkodran në faqen e tij “Sport nga Bajraktari”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!